Ballina Bota Tërmet i fortë në Amerikën e Jugut/Një tërmet me magnitudë 6.7 ballë...

Tërmet i fortë në Amerikën e Jugut/Një tërmet me magnitudë 6.7 ballë godet brigjet e Ekuadorit

Një tërmet i fortë godet Amerikën e Jugut Një tërmet me magnitudë 6.7 ballë godet brigjet e Ekuadorit

Një tërmet me magnitudë 6.7 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur sot pranë Naranjalit në Ekuador .

Tërmeti në një thellësi prej 75 kilometrash ka ndodhur në orën 18:12 me orën tonë.

Ekuadori ndodhet në Brezin e Paqësorit ose Unazën e Zjarrit , i cili përqendron disa nga zonat më të rëndësishme të subduksionit (kolapsi i pllakave tektonike) në botë dhe është skena e aktivitetit të fortë sizmik.

Përveç Ekuadorit, Brezi , i cili ka formën e një patkoi, përfshin vende të tjera si Kili, Argjentina, Bolivia, Peruja, Kolumbia, Panamaja, Kosta Rika, Nikaragua, El Salvadori, Hondurasi, Guatemala, Meksika, Shtetet e Bashkuara, dhe Kanadaja.

Artikulli paraprakDetaje nga aksidenti në Tetovë/Bëhet i ditur identititeti i shoferit të kamionit që përfundoi në oborrin e policisë rrugore (FOTO)
Artikulli tjetërMbi 10 orë bisedime në Ohër! Ky është aneksi i zbatimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi/Albin Kurti: Marrëveshja bazë është de facto njohje e ndërsjellë (VIDEO)