Ballina Bota Toka nuk gjen qetësi, tërmeti “shkund” Italinë, lëkundja ndihet edhe në Kroaci

Toka nuk gjen qetësi, tërmeti “shkund” Italinë, lëkundja ndihet edhe në Kroaci

Magnituda ishte 4.4 ballë, me epiqendër në Umbertide. Nuk raportohet për dëme të konsiderueshme

Një tërmet është regjistruar në provincën e Perugias, me epiqendër në komunën Umbertide, ku shumë njerëz dolën në rrugë. Tronditja është ndjerë në të gjithë Italinë qendrore. Sipas të dhënave nga Instituti i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, magnituda ishte 4.4 ballë. Për momentin nuk ka dëme të konsiderueshme, por vetëm shembje të vogla që lidhen me ndërtesa të vjetra.

Një tërmet me magnitudë 4.4 ballë të shkallës Rihter ka goditur Italinë pasditen e së enjtes. Ai është ndjerë edhe në Kroaci.

Italia, pesë kilometra në lindje të qytetit Umbertide, u godit nga një tërmet me magnitudë 4.4 ballë të shkallës Rihter. Ngjarja ka ndodhur të enjten në orën 15:05, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë në Itali.

Tërmeti është ndjerë edhe në Kërk, në Opatia, në Matulji dhe në Çavli të Kroacisë.

Nesër shkollat ​​mbyllen në Umbertide

Shkollat ​​e të gjitha niveleve do të mbyllen nesër në Umbertide, pas tërmetit 4.4 që ndodhi pasdite. Kështu ka vendosur kryetari i komunës, Luca Carizia.Sipas asaj që mësohet, asnjë problem i veçantë nuk ka dalë nga inspektimet e para, të cilat kanë nisur menjëherë në ambientet e shkollave.

Epiqendra në Umbertide, njerëzit në rrugë

në zonën Umbertide, epiqendra e tërmetit që ndodhi në Umbria në orën 16.05, me magnitudë 4.4 ballë. Kryetari i bashkisë së qytetit, Luca Carizia raportoi se disa njerëz dolën në rrugë dhe se tërmeti u ndje dukshëm. Menjëherë kanë nisur kontrollet për të vlerësuar dëmet, duke filluar nga spitali dhe shkollat. Kryebashkiaku tha se për momentin nuk ka raportime për çështje kritike nga qytetarët.

Tërmeti është ndjerë edhe në Toskanë

“Tërmet është ndjerë në provincat e Arezzo-s dhe Sienës. Po kontrollojmë situatën me dhomën e operacioneve rajonale. Vlerësohet me magnitudë ndërmjet 4.3 dhe 4.8 ballë me epiqendër në provincën e Perugias”. Kështu shkruan në Facebook presidenti i Toskanës Eugenio Giani .

 

@tn.lajmelokale
@tetovanews