Ballina Bota Tragjedi dhe mrekulli në Podgoricë: Gjyshja me nipin në krahë hidhet në...

Tragjedi dhe mrekulli në Podgoricë: Gjyshja me nipin në krahë hidhet në lumin Moraça, fëmija shpëtohet nga punëtorët e Komunales dhe deputeti shqiptar në Parlamentin e Suedisë (VIDEO+FOTO)

Një tragjedi e paprecedentë ka ndodhur sot në Podgoricë, kur një grua dhe një djalë janë hedhur në lumin Moraça. Bëhet fjalë për një grua me inicialet K.K. (62 vjeçe), e cila ka vendosur të kërcejë në lumin Moraça me nipin e saj në krahë.

“Sot në orën 11:20 është raportuar në polici se një grua me një fëmijë është pikasur në ujë. Fëmija është shpëtuar nga qytetarët, trupi i gruas pa shenja jete është nxjerrë nga Moraça pak më vonë”, njoftoi Drejtoria e Policisë.

Punëtorët e Komunales së qytetit, Alfi Ibrahimoviq dhe Almir Mujak nxorrën dhe shpëtuan foshnjën nga lumi Moraça në Podgoricë. Në shpëtim ka marrë pjesë edhe Shpëtim Demaj.

Në vendngjarje ka ndodhur edhe fotoreporteri i Pobjedës, i cili ka gjetur të rinjtë duke nxjerrë foshnjën nga uji.

Ibrahimoviq dhe Mujak ishin duke kryer detyra të rregullta pune pranë urës së Bllazovës kur panë se foshnja kishte rënë në ujin e ftohtë të lumit. Me një reagim të shpejtë kanë arritur ta nxjerrin në breg fëmijën.

Fëmija ka qenë pa ndjenja dhe deputeti shqiptar në parlamentin suedez, Adnan Dibrani, i ndodhur rastësisht në vendngjarje, ka arritur t’i nxjerr ujin nga mushkëritë dhe ta rikthejë në jetë.

Ambulanca ka reaguar me shpejtësi dhe e ka transportuar djalin në spital.

Siç mëson jozyrtarisht nga policia portali Pobjeda, një e moshuar me një foshnjë ka rënë nga shkëmbinjtë në Moraçë dhe dyshohet se është vetëvrarë.

Në vendngjarje ndodhen edhe pjesëtarë të policisë.
Ambulanca e ka transportuar djalin në spital.

Pobjeda njoftoi se punëtorët e ndërmarrjes së qytetit e nxorën dhe e shpëtuan djalin nga Moraça e Podgoricës.

Hetimi është në vazhdim./tetova.com

@tn.lajmelokale
@tetovanews