Ballina Bota VIDEO/Mrekulli e rrallë, kali del i gjallë nga rrënojat 21 ditë pas...

VIDEO/Mrekulli e rrallë, kali del i gjallë nga rrënojat 21 ditë pas tërmetit në Turqi

Edhe pse jemi gati 1 muaj nga tërmetet vdekjeprurëse në Turqi, ku kanë humbur jetën më shumë se 50 mijë persona dhe u kthyen në rrënoja dhjetëra mijëra banesa, mrekullitë duket se nuk kanë përfunduar.

Së fundmi një video ku një kalë del i gjallë fiks 21 ditë nga tërmeti nga rrënojat është bërë viral në internet.

Në pamje shihet se në momentin e parë që kali zhbllokohet plotësisht del me shpejtësi nga rrënojat.

Nuk dihet nëse ai është zbuluar prej ditësh dhe është ushqyer nga banorët, apo ka qëndruar pa ushqim deri në momentin që është shpëtuar.r.t/abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews