Ballina Bota BILD: Putin ka frikë për jetën, po fshihet në resortin e skive,...

BILD: Putin ka frikë për jetën, po fshihet në resortin e skive, i pajisur me sistem antiraketor!

Presidenti rus Vladimir Putin, i cili prej më shumë se 1 viti ka nisur luftën në Ukrainë, ka dëshirë të luajë rolin e gjeneralit të madh por duket se është i frikësuar se në cdo moment mund të përballet me një sulm. Kështu shkruan gazeta gjermane “Bild”. Sipas artikullit, Putini ka ndërtuar një banesë të madhe në Soçi, pranë vendit ku shfaqet gjithmonë duke bërë ski në qytetin Krasnaya Polyana, e cila ka gjithçka që mund të dëshironte një despot brutal. Pra brenda banesës është edhe një sistem i mbrojtjes raketore.

Kështu thotë ekipi hulumtues i opozitarit Alexej Navalny që thotë se një sistem rus i mbrojtjes kundër raketave “Pantsir-S1” u vendos rreth një kilometër larg pronës së Putinit, i cili ka 3,809 metra katrorë dhe ndodhet brenda një prone prej gati 200,000 metra katrorë. Mesa duket Putin është i frikësuar jo vetëm në Moskë por edhe në pronat e tij private, ndaj ka marrë masat për cdo sulm të mundshëm. “NavalnyLive” analizon se Putini tani ka frikë nga gjithçka dhe nga të gjithë. Ai mban distancë edhe me kolegët e tij më të afërt. Tirani i Kremlinit ka gjithmonë masa truprojash me vete dhe kalon nëpër Moskë vetëm me autokolona të mëdha. Rreth rezidencave ka ndërtuar bunkerë dhe është kujdesur që nga avioni presidencial të kalojë në tren të blinduar për të shkuar nga një zonë në një tjetër për t’u ruajtur nga sulmet nga ajri, shkruan Bild.

Sipas raportit dhe imazheve satelitore që disponon BILD të godinës ku fshihet Putin, bëhet fjalë për një ndërtesë katërkatëshe, dy prej të cilave janë nën tokë. Bodrumi i dytë ka disa dhoma magazinimi dhe vende të ndryshme për përgatitjen e ushqimit, duke përfshirë frigoriferë të veçantë për mish dhe peshk. Në bodrumin e parë, ka një banjë të madhe me një pishinë, banjë me avull, si dhe sauna. Në katin e parë ka një dhomë për asistentin personal të Putinit, një dhomë ngrënie e madhe dhe dy suita. Më e madhja nga dy suitat, ndoshta e Putinit, është e pajisur me një zyrë.

Por kjo nuk është e vetmja shtëpi që përdor Putin në rast rreziku. Raporti i NavalnyLive thotë se pas Lojërave Olimpike Dimërore të Soçit 2014, u ndërtua një shtëpi e dytë, edhe më e madhe për presidentin, vetëm 120 metra nga e para. E quajtur “Pallati Dimëror i Putinit”, prona është më shumë se 9,000 metra katrorë dhe thuhet se përmban një piano të madhe “Nicholas II” të ndërtuar në Gjermani që kushton gati 100,000 dollarë. Pasuria e madhe e presidentit rus pranë Soçit u ndërtua rreth vitit 2014, zyrtarisht nuk i përket askujt tjetër përveç kompanisë shtetërore ruse Gazprom, por sipas mediave të huaja është e presidentit rus. Putini u pa për herë të fundit duke bërë ski pranë Soçit me aleatin e tij të vendosur, diktatorin bjellorus Alexander Lukashenko, në shkurt të vitit 2021, një vit para se Rusia të pushtonte Ukrainën.

@tn.lajmelokale
@tetovanews