Ballina Bota Gjenden trupat e 8 personave të vrarë në plazhin e Kankun në...

Gjenden trupat e 8 personave të vrarë në plazhin e Kankun në Meksikë

Trupat e 8 personave u gjetën të hedhur në plazhin e njohur meksikan të Kankun, një nga destinacionet më të njohura turistike të vendit. Trupat u zbuluan gjatë fundjavës rreth 10 milje nga plazhi dhe zona e hoteleve të Kankunit. Trupat u gjetën nga policia në një operacion kërkimi për njerëz të zhdukur në zona të pyllëzuara apo cekëtina. Oscar Montes de Oca, kryeprokurori i shtetit bregdetar të Karaibeve tha se 5 prej trupave u gjetën në një kantier të braktisur ndërtimi.

3 u identifikuan më pas si persona të raportuar më parë të zhdukur. Ndërsa 3 grupe mbetjesh skeletore u zbuluan në një vend të veçantë në një zonë të pyllëzuar në periferi të Kankunit pranë një lagjeje të varfër, afër aeroportit. Ata ende nuk janë identifikuar. Montes de Oca tha se autoritetet dyshojnë se trupat u hodhën atje nga 1 javë në dy muaj më parë.

Sipas qeverisë, më shumë se 112 mijë njerëz janë të listuar si të zhdukur në të gjithë vendin. Krimi është i zakonshëm në zona të tjera të vendit, por rajoni i Kankun dhe vendpushimet e tjera zakonisht konsideroheshin si destinacione të sigurta udhëtimi. Kartelet e drogës kanë filluar asgjësimin e trupave të viktimave të tyre në venddepozitime klandestine. Autoritetet kryen kërkime të ngjashme në Felipe Carrillo Puerto, rreth 140 milje në jug të Kankunit. Vullnetarë dhe të afërm të personave të zhdukur, ndihmuan hetuesit në kërkime. U përdorën gjithashtu edhe qen kërkimi.

Në fillim të këtij muaji, 4 persona u vranë në Kankun pas një mosmarrëveshjeje në lidhje me aktivitetin e bandave të drogës. Një turist amerikan u qëllua gjithashtu në këmbë në qytetin e afërt të Puerto Morelos në mars. Kankun mbetet destinacioni kryesor për amerikanët që pushojnë në Meksikë. Departamenti Amerikan i Shtetit lëshoi udhëzime udhëtimi muajin e kaluar që paralajmëron udhëtarët të “kenë kujdes të shtuar”, veçanërisht pranë vendpushimeve si Cancun, Playa del Carmen dhe Tulum pasi bie errësira.

Në vitin 2022, dy kanadezë u vranë në Playa del Carmen, rreth 40 milje në jug të Kankunit. Në vitin 2021, në qytetin Tulum – rreth 80 milje në jug të Kankunit – dy turistë të huaj, përfshirë një amerikan dhe një gjerman, u vranë kur me sa duket u kapën nga të shtënat me armë nga tregtarët rivalë të drogës. ©LAPSI.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews