Ballina Bota Historia që po trondit Spanjën. Çifti vëlla-motër ka dy fëmijë dhe duan...

Historia që po trondit Spanjën. Çifti vëlla-motër ka dy fëmijë dhe duan të…

Është e rrallë të dëgjosh histori të lidhjeve incestuale të çifteve që bien në dashuri dhe përfundojnë të kenë fëmijë, por ata ekzistojnë. Një shembull i radhës që ka tronditur së fundmi Spanjën, është rasti me protagonistë Anën dhe Danielin, (vëll-motër nga ana e babait), që janë çift prej 9 vitesh dhe që jetojnë në Granollers (Barcelona). Siç kanë shpjeguar në rrjetin mediatik “Cuatro”, ata kanë dy fëmijë, por tani duan të hedhin hapin e fundit dhe të martohen. Problemi? Ata kanë gjetur një armik të pamundur për të mposhtur: Kodin Civil, që nuk lejon martesa në gjak.

Babai i Anës e braktisi nënën dhe atë kur ajo ishte e vogël. Disa vite më vonë, ajo zbuloi se babai i tij kishte arritur të rindërtonte jetën e tij dhe se kishte pasur një djalë tjetër. Vetëm kur mbushi 20 vjeçe filloi të ishte kurioze të dinte se si ishte ky vëlla nga ana e të atit, duke filluar ta kërkonte në rrjetet sociale për të vendosur kontakte. Pas miqësisë së Facebook, shpejt u shndërrua në një lidhje romantike dhe më tej: lindja e dy fëmijëve! “Nuk e kemi atë lidhje vëllezërish. Problemi është se neni 47 i Kodit Civil e ndalon martesën me “të afërmit në vijë të drejtë me lidhje farefisnore ose birësuese”, prandaj, duke qenë vëllezër nga ana e babait, është e pamundur të martohemi”, dëshmuan ata.

@tn.lajmelokale
@tetovanews