Ballina Bota Paul O’Grady: Yjet, fansat dhe qentë dalin për t`i dhënë lamtumirën e...

Paul O’Grady: Yjet, fansat dhe qentë dalin për t`i dhënë lamtumirën e fundit (VIDEO)

Funerali i Paul O’Grady-t u bë pranë shtëpisë së tij në Kent pasi fansat u rreshtuan në rrugë për të bërë nderimet e fundit – shumica me qentë e tyre.

Aktori i humorit dhe prezantuesi televiziv britanik, i cili vdiq muajin e kaluar në moshën 67-vjeçare, është varrosur pas një shërbimi privat.

https://youtu.be/HArYZmIkQ3k

O’Grady u bë i famshëm në vitet 1990 me personazhin e tij “Lily Savage” duke vazhduar të prezantojë programe të tjera argëtuese në BBC.

https://youtu.be/bke5YIOrvNs

Paul ishte ndër të parët i cili solli dashuritë për kafshët në ekran dhe veçanërisht qentë.

Më vonë gjatë karrierës së tij, ai vazhdoi të drejtonte një sërë emisionesh, dhe gjithashtu solli dashurinë e tij për qentë në ekran.

Ai kohët e fundit kishte qenë në turne duke luajtur Miss Hannigan në muzikalin Annie.

Një turne të cilin e kishte shumë përzemër dhe shpërndante shpesh postime në Instagram, duke shprehur kënaqësinë e tij në lidhje me shfaqjen.

Ai kishte planifikuar të prezantonte programin në Radio Boom për të dielën e Pashkëve.

@tn.lajmelokale
@tetovanews