Ballina Bota Punonjëset detyrohen të zhvishen para se të futen në kompaninë e oligarkes...

Punonjëset detyrohen të zhvishen para se të futen në kompaninë e oligarkes së Putin

Me mijëra punonjëse në një kompani në Rusi e nisin ditën duke u zhveshur me të brendshme para se të futen në godinë.

Sipas Daily Mail, bëhet fjalë për kompaninë Wildberries, e cila është më e madhja e shitjeve online në Rusi dhe është në pronësi të oligarkes, mbështetëse të Putin, Tatyana Bakalchuk.

Portali rus “life.ru” shkruan se kontrollet kryhen në mëngjes dhe pasi punonjëset largohen nga puna. “Punonjëset, nën mbikëqyrjen e kamerave, zhvishen me të brendshme dhe kalojnë kontrollet. Ky veprim kryhet nga kompania që askush të mos futet në punë me telefon dhe për të luftuar vjedhjet nga punonjësit”, raporton media ruse.

Këto pamje kanë ngjallur shumë debat dhe kritika të ashpra ndaj kompanisë ruse, e cila raportohet të ketë gati 50 mijë punonjës.

@tn.lajmelokale
@tetovanews