Ballina Bota Shoferin e zë gjumi, autobusi me udhëtarë përfundon në ara! (VIDEO)

Shoferin e zë gjumi, autobusi me udhëtarë përfundon në ara! (VIDEO)

Në Bursa, automjeti fluturoi në fushë pasi shoferin e autobusit publik privat Erdal Batak (38 vjeç) e zuri gjumi në timon. Aksidenti, ku mbetën të plagosur 4 persona, është pasqyruar në kameran e sigurisë së autobusit!

Aksidenti ka ndodhur më 10 prill, rreth orës 16.30, në lagjen Nilüfer, Doğanköy Mahallesi, Gümüş Caddesi. Autobusi publik privat me targa 16 M 10220, nën administrimin e Erdal Batak, i cili udhëton midis Industrisë së Organizuar dhe rrethit Yolçatı, fluturoi në fushë sepse shoferin i zuri gjumi në timon. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur lehtë katër persona.

Pas njoftimit në vendngjarje janë nisur policia dhe ekipet mjekësore. Të plagosurit janë dërguar me autoambulanca në Spitalin e qytetit të Bursës . Nga ana tjetër, momentet e panikut të pasagjerëve në autobus janë pasqyruar në kamerën e sigurisë së utobusit. Policia ka nisur hetimet për aksidentin. (DHA)/tetova.com

@tn.lajmelokale
@tetovanews