Ballina Bota Stoltenberg: Ukraina, në pozitë të mirë për ta çliruar territorin e pushtuar

Stoltenberg: Ukraina, në pozitë të mirë për ta çliruar territorin e pushtuar

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha më 27 prill se ndihma ushtarake nga aleatët dhe partnerët i ka përmirësuar ndjeshëm gjasat e Ukrainës për t’i çliruar territoret e pushtuara nga Rusia që nga fillimi i pushtimit të saj të paprovokuar.

Deklarata e shefit të aleancës veri-atlantike ushtarake erdhi përderisa Kievi zyrtar raportoi se luftime të ashpra po zhvilloheshin për ta fituar kontrollin e Bahmutit, qytet në lindje të Ukrainës që ka qenë epiqendra e ofensivës ruse.

Stoltenberg, duke folur para gazetarëve në selinë e NATO-s në Bruksel, tha se “më shumë se 98 për qind” e pajisjeve luftarake të premtuara nga aleatët tashmë i janë dorëzuar Ukrainës.

“Bëhet fjalë për mbi 1.550 automjete të blinduara, 230 tanke dhe pajisje të tjera, duke përfshirë sasi të mëdha municionesh”, tha ai në një konferencë për media me kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel.

“Gjithsej, ne kemi trajnuar dhe pajisur më shumë se nëntë brigada të reja të blinduara ukrainase. Kjo do ta vendosë Ukrainën në pozitë të fortë për të vazhduar rimarrjen e territorit të pushtuar”, tha Stoltenberg.

@tn.lajmelokale
@tetovanews