Ballina Bota Aksident i rëndë në Adana të Turqisë: 7 të vdekur, 7 të...

Aksident i rëndë në Adana të Turqisë: 7 të vdekur, 7 të plagosur

7 persona humbën jetën dhe 7 persona u plagosën në një aksident trafiku zinxhir ku u përfshinë 4 makina, 2 automjete policie, 2 kamionçina dhe një kamion në autostradën në Pozantı të Adanasë.

Në autostradën Adana-Pozantı në drejtim të Ankarasë, një kamion ka marrë flakë për një arsye të paqartë. Një aksident trafiku zinxhir ka ndodhur në autostradë gjatë shuarjes së zjarrit të kamionit nga zjarrfikësit, të cilët pas njoftimit kanë shkuar në vendngjarje.

Në aksidentin e ndodhur rreth 50 metra larg zjarrit janë përfshirë 2 kamionçina, një kamionë, 4 makina dhe 2 mjete policie.

Në këtë aksident kanë ndërhyrë fillimisht zjarrfikësit në zonë. Në vendngjarje janë drejtuar edhe ekipe shëndetësore dhe policore.

Nga aksidenti kanë humbur jetën 7 persona, ndërsa 7 persona janë lënduar. Të plagosurit janë dërguar në spital me autoambulanca.

Drejtimi i autostradës në Ankara u mbyll për pak kohë për shkak të aksidentit.

Nga ana tjetër, Guvernatori Süleyman Elban, Guvernatori i Qarkut Fatih Karamahmut dhe kryetari i Bashkisë së Pozantit Mustafa Çay erdhën në vendin e aksidentit dhe morën informacion nga autoritetet.

Kanë kaluar vetëm pak ditë nga një aksident tjetë i rëndë që ndodhi në këtë zonë (6 maj).

Aksident si masakër: 12 të vdekur, 31 të plagosur, 3 në gjendje të rëndë

Në Belen të Hatajit, kamioni që i doli nga kontrolli shoferit përplasi turmën që kishin dale t`i përcillnin ushtarët. Nga aksidenti humbën jetën 12 persona, 31 të plagosur, 3 në gjendje të rëndë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews