Ballina Sport Dortmundi mban hapin me Bayernin, fiton ndaj Monchengladbachit

Dortmundi mban hapin me Bayernin, fiton ndaj Monchengladbachit

Borussia Dortmundi ka regjistruar një tjetër fitore për të mbajtur gjallë shpresat për titullin e kampionit në Bundesligë.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të, skuadra e drejtuar nga Edin Terzic shënoi fitore ndaj Borussia Monchengladbach, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar sontë në “Signal Iduna Park” përfundoi me rezultatin 5:2.

“Verdhezinjtë” e mbyllën çështjen e fitores në pjesën e parë, pasi shënuan të katër golat përmes Donyell Malen (5′), Jude Bellingham (18′ – nga penalltia) dhe Sebastien Haller (20′, 32′).

Rezultatin përfundimtar e vendosi Giovanni Reyna në fundin e ndeshjes (90+5′).

Kurse, për skuadrën mysafire shënuan Ramy Bensebaini (75′ – nga penalltia dhe Lars Stindl (85′).

Borussia Dortmundi pas kësaj fitore ka 67 pikë në pozitën e dytë, vetëm një më pak se lideri, Bayern Munichi.

Borussia Monchengladbach është në pozitën e 11-të me 39 pikë. /Gazeta Express/

@tn.lajmelokale
@tetovanews