Ballina Bota Dy masakra në pak ditë/ Analisti: Serbia duhet ta kishte trajtuar çështjen...

Dy masakra në pak ditë/ Analisti: Serbia duhet ta kishte trajtuar çështjen e armëve në duart e civilëve pas luftës

Analisti Blerim Hyseni në një lidhje live nga Shkupi për emisionin “Ballkan” në ABC Neës tha se dy masakrat që ndodhën në Serbi ditët e fundit kanë alarmuar rajonin.

“Fakti që Ballkani ka kaluar nëpër luftëra të ndryshme, posedimi i armëve nga qytetarët ka qenë më i lehtë dhe ai potencial i armëve ka mbetur në duart e qytetarëve. Kjo ndodhin probleme të kësaj natyre për shkak të moskujdesit dhe niveli i ulët i vetëdijes qytertarëve sa i përket përdorimit. Ajo që ndodhi në Serbi ka alarmuar edhe institucionet kompetente në Maqedoni.”, u shpreh ai.

Gjatë intervistës me gazetaren Linda Karadaku, analisti shprehu shqetësimin e posedimit të armëve nga civilët në Serbi. Kjo, sipas tij, është një problematikë që ka ardhur si pasojë e luftërave, kur qytetarët kishin akses tek armët. Ai shtoi se Serbia në vend që të merrej me Kosovën, duhet të trajtonte këtë çështje.

“Vetë fakti që në Serbi sot opozitën e kemi thuujse të shuar dhe Serbia udhëhiqet nga një pushtet diktatorial nga Vuçiç dhe të tjerë që karrierën e kanë ndërtuar në kurriz të luftërave qoftë në Kroaci apo Kosovë, kështu që institucionet në vend që të merren me trajtimin e njerëzve që kanë marrë pjesë në luftëra janë marrë më shumë me çështjen e Kosovës dhe me ambicien e tyre për të zgjeruar sa më shumë territore dhe këtë sigurisht po e paguajnë në kurriz të tyre. Më vjen për atë që ka ndodhur por mendoj se në Serbi problemet janë më të thella për shkak se gjatë luftës në Kosovë, në Serbi janë shpërndarë armatime sikurse janë shpërndarë ndihmat humanitare për Ramazan. Pasojat nuk janë vënë re menjëherë por do të jenë më të thella dhe mendoj se ky pushtet i Vuçiç nuk do ta administrojë këtë situatë në mënyrën më të mirë.”, tha ai./abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews