Ballina Sport Në Francë e bëjnë të kryer, Mesi firmos me klubin e ri...

Në Francë e bëjnë të kryer, Mesi firmos me klubin e ri dhe merr me vete yjet e Europës

E ardhmja e Leo Mesit është larg Europës, të pakën kështu raporton agjencia më e madhe e lajmeve në Francë, “AFP”. Kjo agjenci, e bën fakt të kryer transferimin e Mesit te Al Hilal.

Një burim i afërt me përgjegjësit e këtij operacioni, raporton se po diskutohen detajet e fundit para se argjentinasi të firmosë kontratën me klubin e tij të ri. Në këtë mënyrë, ai do të përfitojë rreth 534 milionë euro në sezon, ndërkohë që Mesi nuk do të jetë i vetmi yll i futbollit europian në këtë skuadër.

Të njëjtat burime raportojnë se Al Hilal po kërkon të ketë në skuadër edhe futbollistë të tjerë që kanë bërë histori në Europë. Di Maria, Serxhio Buskets, Zhordi Alba, Marko Verrati e Leandro Pareded janë disa nga lojtarët me të cilët Mesi ka luajtur në Europë dhe mund t’i ketë sërish shokë skuadre në Arabi./PANORAMASPORT.AL

@tn.lajmelokale
@tetovanews