Ballina Bota Përfundon tubimi i madh i Aleksandar Vuçiqit/Ai me lëvizjen e re synon...

Përfundon tubimi i madh i Aleksandar Vuçiqit/Ai me lëvizjen e re synon ta zgjatë pushtetin

Vuçiqi me lëvizjen e re synon ta zgjatë pushtetin

Me kërcënime se do t’i largojë nga puna në institucione, presidenti autoritar i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka mbajtur tubimin e madh në Beograd, në të cilin kanë marrë pjesë mijëra përkrahës të tij. Ai në këtë tubim ka njoftuar dorëheqjen nga partia me qëllim që ta formojë lëvizjen e re, me të cilën synon t’i bashkojë të gjitha forcat patriotike të Serbisë.
Mijëra njerëz kanë marrë pjesë në tubimin në shenjë përkrahjeje për presidentin autoritar të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili po përballet me revoltë shkaku i krizës pas vrasjeve në masë në fillim të muajit maj.

Tubimi u la në hije nga ngjarjet që ndodhën nëpër komunat veriore të Kosovës, në të cilat serbët u përplasën me policinë e Kosovës dhe Vuçiqi urdhëroi ushtrinë që të jetë në gjendjen më të lartë të gatishmërisë. Ai gjithashtu ka lëvizur trupat serbe në kufi me Kosovën, ka raportuar “Associated Press” të premten mbrëma.

Atyre që punojnë në institucionet shtetërore u është thënë që të marrin të lirë ditën e premte me qëllim që të marrin pjesë në tubimin i cili do të mbahet para ndërtesës së Parlamentit në Beograd. Disa prej tyre janë kërcënuar me largim nga puna nëse nuk vijnë me autobusë në Beograd.

Zyrtarët e Qeverisë kanë thënë se tubimi do të promovojë “unitet dhe shpresë” për Serbinë. Gjatë këtij tubimi, Vuçiqi ka njoftuar dorëheqjen nga Partia Progresive e Serbisë dhe formimin e një lëvizjeje që do t’i bashkojë të gjitha forcat patriotike të Serbisë.

“Le të ndërrojmë liderët lokalë që ishin të dobët dhe të sjellim të rinjtë që shohin të ardhmen dhe që do të punojnë me ne për më gjatë”, ka thënë Vuçiqi.

“Kjo është mbrëmja ime e fundit që unë flas para jush si president i SNS-së, nesër do të jetë dikush tjetër në krye të partisë. Nga nesër do të jem president i krejt qytetarëve të Serbisë, nuk do të jem president i partive politike”, ka thënë ai.

@tntv24 Pristojna Srbija je otišla kući i ostavila ove slike! #miting #srbijaprotivnasilja #srbijanade #aleksandarvucic #belgrade #skupnade #srbija #bus #Vučić #Zvečan #ZubinPotok #Leposavić #kosovo #mitinga #beogradu #protests #shootings #serbia #vucic #demonstration #manifestation #rally #manifestazione #demo ♬ original sound – TN Tv 24

Ai ka ftuar politikanët opozitarë në bisedime me qëllim që së bashku të zgjedhin problemet në institucione dhe jo në rrugë. Ai ka konfirmuar se nuk do të ketë Qeveri në detyrë dhe se Qeveria do të zgjidhet në zgjedhje me dëshirën e popullit.

Ai ka përsëritur akuzat se disa politikanë opozitarë kanë tentuar të abuzojnë me dy sulmet në masë dhe se ata nuk e meritojnë respektin, por se njerëzit që protestuan së bashku me ta janë të ndershëm që ia duan të mirën Serbisë.

“Autostradat nuk janë vend për t’i zgjedhur problemet, urrejtja nuk duhet përdorur për t’i zgjidhur ato, sepse nuk duam që t’i lëndojmë ata dhe ne i duam njerëzit që janë tubuar në ato protesta”, ka thënë presidenti autoritar i Serbisë.

Ishte paralajmëruar se në këtë tubim të madh do t’i shpallë edhe zgjedhjet e reja parlamentare për muajin shtator – vendim që nuk do të ishte pranuar nga opozita nën rrethanat aktuale në të cilat ai ka kontroll të plotë të pushtetit, përfshirë edhe mediat kryesore.

Vuçiqi në javët e fundit ka thënë se dëshiron ta anëtarësojë Serbinë në Bashkimin Evropian dhe ka pretenduar se “shërbimet e huaja inteligjente” fshihen prapa protestave të opozitës.

Ai ka thënë se këto informacione i ka marrë nga agjencitë spiune nga Rusia.

@tntv24 SRBIJA NADE… #miting #srbijaprotivnasilja #srbijanade #aleksandarvucic #belgrade #skupnade #srbija #bus #Vučić #Zvečan #ZubinPotok #Leposavić #kosovo #mitinga #beogradu #protests #shootings #serbia #vucic #demonstration #manifestation #rally #manifestazione #demo ♬ original sound – TN Tv 24

Presidenti autoritar i Serbisë vazhdimisht ka mohuar përgjegjësinë për sulmet në masë, teksa opozitarët i ka cilësuar hiena që duan t’i shfrytëzojnë sulmet masive për t’u ngjitur në pushtet me forcë.

“Krejt ata e kanë veç një dëshirë, që të më rrëzojnë mua dhe Qeverinë e Serbisë. Këta politikanë nuk janë të interesuar për fëmijë”, ka thënë Vuçiqi në fjalimin e tij para përkrahësve.

Analistët besojnë se tubimi i tij është përpjekje për të lënë nën hije protestat e opozitës, duke tejkaluar numrin e pjesëmarrësve.

“Për herë të parë, Vuçiqi ka një problem”, ka thënë analisti politik Zoran Gavriloviq.

“Problemi i tij nuk është opozita, por shoqëria serbe që është zgjuar”, ka shtuar ai.

Së paku tri protesta masive janë mbajtur në muajin maj në Beograd. Protestuesit kanë kërkuar largimin e Vuçiqit nga pushteti dhe dorëheqjen e dy ministrave të Qeverisë së tij.

@tntv24 #Beograd 26/05/2023 Bulevar, od Đerma do Cvetkove pijace. #miting #srbijaprotivnasilja #srbijanade #aleksandarvucic #belgrade #skupnade #srbija #bus #Vučić #Zvečan #ZubinPotok #Leposavić #kosovo #mitinga #beogradu #protests #shootings #serbia #vucic #demonstration #manifestation #rally #manifestazione #demo ♬ original sound – TN Tv 24

Protestuesit gjithashtu kanë kërkuar heqjen e licencave ndaj dy televizioneve pro-Vuçiqit që kanë promovuar dhunë dhe shpesh kanë ftuar kriminelë lufte dhe figura të tjera të krimit.

Protestuesit kanë fajësuar Vuçiqin për ndasi të thella në Serbinë, e tronditur nga dy sulmet në masë në të cilat u vranë 18 persona dhe u plagosën 20 të tjerë. Shumica e të vrarëve ishin fëmijë.

Gjithashtu nëpër Serbi është ngjallur frika në rast të shpërthimit të dhunës nëpër protesta, kjo do të përdoret arsyetim për të shtypur çdo kryengritje të ardhshme të opozitës, përfshirë edhe atë që është thirrur për të shtunën në Beograd.

Organizatorët kanë thënë se “qindra-mijëra” njerëz u mblodhën para ndërtesës së Parlamentit të Serbisë, ndërsa shumë prej tyre janë tërhequr shkaku i shiut të madh dhe vetëtimave në Beograd.

Tubime të mëdha janë mbajtur në Serbi edhe në fillim të viteve ’90 kur Sllobodan Millosheviqi me fjalimet e tij nxiti ndarjen e dhunshme të Jugosllavisë dhe nxiti masat për luftërat që pasuan./koha.net

@tn.lajmelokale
@tetovanews