Ballina Aktualitet Protestuesit i bëjnë “dhuratë” kryetarit të Leposaviqit (VIDEO)

Protestuesit i bëjnë “dhuratë” kryetarit të Leposaviqit (VIDEO)

Protestuesit serbë ende po vazhdojnë të qëndrojnë në afërsi të objekteve komunale në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Ata kanë dal aty për ta penguar hyrjen e kryetarëve të zgjedhur në zgjedhjet e 23 prillit.

Për sigurinë e tyre dhe të objekteve institucionale po kujdesen dhe KFOR-i dhe Policia e Kosovës.

E protestuesit i kanë bërë edhe dhurata kryetarit Lulzim Hetemi.

Dhurata për të janë pelena për fëmijë dhe çorapa, derisa nuk dihet domëthënia e tyre ose mesazhi që kanë dashur të dërgojnë serbët.

Ata i kanë hedhur pelenat në tokë.

Nga afër po e përcjell situatën edhe një ekip i Klan Kosovës/Klankosova.tv

@tn.lajmelokale
@tetovanews