Ballina Bota Presidenti Biden rrëzohet keq në skenë dhe me gisht tregon „fajtorin“ (VIDEO)

Presidenti Biden rrëzohet keq në skenë dhe me gisht tregon „fajtorin“ (VIDEO)

Presidenti amerikan Joe Biden ka rënë në skenë teksa shpërndante diplomat në Akademinë e Forcave Ajrore në Kolorado. Komandanti i përgjithshëm i forcave amerikane u pengua dhe ra në gjunjë. Më pas u ngrit përsëri në një incident që ngjalli shumë shqetësim për moshën e tij.

82-vjeçari është presidenti më i vjetër i SHBA që kërkon një mandat të dytë. Ai u ndihmua nga zyrtarë të Forcave Ajrore kur u rrëzua në tokë. Presidenti më pas u largua pa ndihmë. Ai tregoi një thes me rërë në skenë mbi të cilin u duk se u përplas.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tetova News (@tetovanews)

Biden ra nga shkallët teksa hipte në avionin Air Force One vitin e kaluar dhe më pas u rrëzua me biçikletë pranë shtëpisë së tij në plazh në Delaware. Ai nuk u lëndua në asnjërën nga incidentet.

Një reporter që udhëtonte me presidentin në Kolorado tha se Biden po kthehej në vendin e tij kur ra. Ai u duk se u pengua në një qese rëre të zezë në skenë. Biden u pengua edhe kur vizitonte faltoren Itsukushima në Hiroshima të Japonisë.

@tnlajmelokale Presidenti Biden rrëzohet keq në skenë President #Biden #falls on stage during the U.S. Air Force Academy #graduation #ceremony #colorado #denver #stage ♬ original sound – Tetova News – Lajme Lokale

@tn.lajmelokale
@tetovanews