Ballina Bota Lufta në kulmin e saj, por Erdogan do vizitojë Rusinë në muajin...

Lufta në kulmin e saj, por Erdogan do vizitojë Rusinë në muajin shtator

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan do të udhëtojë së shpejti në drejtim të Rusisë, ku do të takohet me homologun vendas, Vladimir Putin.

Sipas asaj që raportojnë mediat turke, Erdogan pritet të shkojë më 8 shtator në Rusi, ku do të bisedojë me Putin për zhvillimet e fundit në Ukrainë dhe forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Temë kryesore e takimit do të jetë rinovimi i marrëveshjes për eksportin e drithit ukrainas, e cila tashmë prej ditësh ka skaduar dhe palët nuk kanë arritur një akord për zgjatjen e saj.

Zëdhënësi i partisë së Erdogan, Omer Celin tha se ky takim do të mbahet në Soçi, qytet rus në Detin e Zi, dhe do të fokusohet në krizën aktuale ushqimore.

Presidenti turk prej fillimit të luftës së Rusisë në Ukrainë ka mbajtur që qëndrim kryesor për uljen e palëve në negociata dhe është ende i besueshëm nga liderët e të dyja vendeve.

Turqia ndihmoi në negocimin e marrëveshjes së parë mes Ukrainës dhe Rusisë, që kur Moska nisi pushtimin e paprovokuar të fqinjit të saj në shkurt të vitit 2022. Marrëveshja mundësonte eksportin e drithërave nga tri porte ukrainase në Detin e Zi.

Rusia dhe Ukraina janë eksportuese të mëdha të produkteve bujqësore dhe kjo marrëveshje mundësoi uljen e çmimeve botërore të ushqimit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews