Ballina Bota Kolumbia kap 3 tonë kokainë me vlerë 100 mln euro (VIDEO)

Kolumbia kap 3 tonë kokainë me vlerë 100 mln euro (VIDEO)

Janë publikuar pamje të aksionit të marinës kolumbiane që sekuestroi 3 tonë kokainë gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të lartë në Detin e Karaibeve.

Sasia e kokainës që u sekuestrua kapte vlerën e 100 milionë dollarëve dhe ishte e ndarë në 120 thasë. Katër anëtarë të ekuipazhit u gjetën në anije dhe do të hetohen për akuzën e veprës penale të prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Sipas Kombeve të Bashkuara, Kolumbia është një nga prodhuesit kryesorë në botë të kokainës dhe gjetheve të kokës.

Artikulli paraprakZelensky zbarkon në Nju Jork, do marrë pjesë në asamblenë e OKB-së
Artikulli tjetërItali/Baba i tre fëmijëve të vegjël, 43 vjeçari shqiptar humb jetën teksa po transportonte një ekskavator me traktor