Ballina Bota Mbi 1300 viktima dhe mbi 1832 të plagosur nga tërmeti në Marok,...

Mbi 1300 viktima dhe mbi 1832 të plagosur nga tërmeti në Marok, shpallen tri ditë zie

Tërmeti i magnitudës 6.8, rreth 72 km larg në juglindje të kryeqytetit Marrakesh, ka vrarë deri më tani 1 mijë e 305 njerëz, më shumë se 1.832 janë të plagosur, prej të cilëve 1.220 në gjendje të rëndë.

Tri ditë zie ka vendosur Pallati Mbretëror. Flamujt do të valojnë në gjysmë shtizë në të gjitha ndërtesat publike.

Tërmeti ishte aq i fortë sa u ndie deri në Spanjë dhe Portugali, ndërsa ekspertët shprehen se një forcë e tillë shkatërruese nuk shihej që nga 1900, duke e bërë këtë fatkeqësi, diçka që ndodh 1 herë në një shekull.

Banorët natën e kaluan në rrugët e mbushura më rrënoja banesash, ndërsa operacionet e kërkimit filluan. Ata shprehen se eksperienca që përjetuan ishte një si ajo e një apokalipsi.

“Forca dhe intensiteti I këtij tërmeti u ndje të paktën tre herë në ndërtesën tonë. Oh Zot ishte një panik total. Njerëzit nuk kthehen ndot në shtëpi vetëm nga paniku që përjetuan. Ishte sikur një tren po kalonte fare pranë shtëpive tonë, kjo ishte ndjesia.”

“Falenderojmë Zotin që na shpëtoi jetën, sepse shtëpitë tona ishin mjaft të dëmtuara edhe përpara tërmetit. Fqinji ynë vdiq dhe pak më tutje një vajzë e re është zhdukur, ndërsa vëllai i saj mezi arriti të mbijetojë.”

Gjatë këtij tërmeti nuk munguan as mrekullitë. Në rrjete sociale, marokenët kanë shpërndarë xhaminë historike të Koutobia e paprekur nga tërmeti, ndërsa ndërtesat përreth janë rrafshuar

Ndërkohë në kryeqytet njerëzit kanë krijuar radhë të gjatë për të dhuruar gjak për të lënduarit e tërmetit

Ndihmat humanitare nuk po mungojnë nga e gjithë bota, me presidentin Biden që ofroi të gjithë ngushëllimet dhe ndihmën e Amerikës. Udhëheqësi kinez Xi Jinping shprehu “dhimbje të thellë për viktimat”. Papa Françesku shprehu “solidaritetin e tij të thellë me ata që janë prekur në mish dhe në zemër nga kjo tragjedi”Edhe vendi fqinj I Algjerisë, me të cilën Maroku ka pasur përplasje të ashpra vendosi të heqë bllokimin e hapësirës ajrore dhe të dërgojë ndihma. Edhe Izraeli nuk ka nguruar të ndihmojë.

Gjeologët thonë se përplasja e pllakave tektonike mes Afrikës dhe Europës ishte shkaku i kësaj tragjedie dhe se më shumë dëmtime nga tërmetet mund të priten në të ardhmen.

@tn.lajmelokale
@tetovanews