Ballina Bota VIDEO/ Arrestohet rusja që po hante sanduiç me havjar para Kremlinit

VIDEO/ Arrestohet rusja që po hante sanduiç me havjar para Kremlinit

Një video nga Rusia e largët po bën xhiron e internetit. Në Sheshin e Kuq, një ruse 41-vjeçare u arrestua nga autoritetet, sepse u ul në mes të sheshit dhe filloi të shijonte vaktin e saj: Një sanduiç pa dyshim mjaft të madh me havjar të kuq!

Gulina Nauman, së bashku me një mikeshën e saj, e cila ka bërë videon dhe e ka hedhur në Instagram duket që po shijon sanduiçin para mureve të Kremlinit. Naumann kishte veshur një pallto të gjatë leshi dhe kapelë si dhe doreza të përshtatshme për dimrin rus.

Gruaja mbante një kuti plastike që përmbante rreth 14 kilogramë havjar të kuq. Pasi i ra rreth e qark sheshit, filloi të shtronte shtresa havjari i kuq në një fetë të madhe buke, duke shijuar kështu një sanduiç dukshëm të pazakontë. Të gjitha sa më sipër, me siguri nuk i kanë pëlqyer, ose të paktën, u janë dukur “të dyshimta” autoriteteve ruse, të cilët e ndaluan atë, para se të kishte kohë të përfundonte vaktin e saj.

Sipas NEXTA, akti i saj ishte i ndaluar, si për shkak të madhësisë së sanduiçit dhe sasisë së havjarit të kuq që përdorte.

Pas tre orësh ndalim dhe marrje në pyetje, 41-vjeçarja Nauman dhe shoqja e saj u lanë të lira pa asnjë akuzë. Ajo shpjegoi se kishte ndërmend të xhironte një video të tipit “retro” në një restorant në kryeqytetin rus, por kur e pa se ishte i mbyllur, preferoi të shijonte vaktin e saj në Sheshin e Kuq. “Me sa duket, nuk mund të kesh kaq shumë havjar pranë Kremlinit. Situata në vendin tonë nuk të lejon të jesh… elastike” – ka shkruar ajo në Telegram. ©LAPSI.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews