Ballina Bota Moti i keq përfshin SHBA-në/ Mbi 40 shtete përfshihen nga bora dhe...

Moti i keq përfshin SHBA-në/ Mbi 40 shtete përfshihen nga bora dhe tornadot (VIDEO)

Më shumë se 40 shtete nga Uashingtoni në Massachusetts do të preken nga stuhitë e reja dimërore me borë dhe shi të dendur.

Mediat amerikane shkruajnë se pasi stuhia e borës goditi Kaliforninë në Kolorado këtë fundjavë, nëntë shtete në Perëndim paralajmërohen të përfshihen nga stuhitë gjatë ditës së sotme. Stuhia do të prekë Uashingtonin, Oregonin, Idahon, Nju Meksiko, Koloradon, Teksasin, Oklahomën, Kansasin dhe Nebraskën. Natën e së hënës deri të martën, bora do të zhvendoset në Çikago, Milëaukee dhe Green Bay, Wisconsin.

Ndërkohë, në jug, tornadot dhe përmbytjet janë të mundshme të hënën përgjatë bregut të Gjirit, nga Teksasi në Florida. Nju Orleans në Pensacola dhe Florida, janë në qendër të një cikloni, por tornadot janë gjithashtu të mundshme edhe në Hjuston. Shkollat në famullitë St. James, St. Charles dhe Jefferson të Luizianës do të mbyllen herët të hënën për shkak të motit të ashpër.

Të martën, moti i ashpër dhe kërcënimi i tornados do të jetë nga Florida në Karolina, duke përfshirë Tallahassee, Jacksonville, Savannah, Charleston dhe Charlotte. Në verilindje, përmbytjet janë të mundshme të martën nga Virxhinia në Maine, veçanërisht përgjatë korridorit ndërshtetëror 95 nga Uashingtoni D.C në Filadelfia, në Nju Xhersi në Konektikat dhe Massachusetts. Kërcënimi për përmbytje nga shiu që bie me shpejtësi prej 3 centimetrash është rritur më tej nga shkrirja e borës për shkak të stuhisë këtë fundjavë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews