Ballina Bota VIDEO/ “I rrahën njerëzit pa mëshirë!” Protesta të ashpra në Republikën e...

VIDEO/ “I rrahën njerëzit pa mëshirë!” Protesta të ashpra në Republikën e Bashkortostanit të Federatës Ruse kundër luftës në Ukrainë, aktivistët përplasen me policinë mes dëborës

Rusia është përfshirë nga protesta civile kundër rekrutimeve dhe vdekjeve të luftës në Ukrainë, teksa përleshje me policinë nisën pa arrestimit të një aktivisti anti-luftë ne rajonin malor Bashkortostan.

Policia me veshje të rënda dhe demonstruesit anti-mobilizim u përleshën në qytezën e Baymak, në rajonin rural Bashkortostan, pranë maleve Urale.

Foto dhe video nga protesta tregonin demonstruesit që godisnin oficerët me topa bore dhe akulli, të cilët u kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës.

Rreth 300 forca speciale u sollën për të vënë nën kontroll turmat, raporton rrjeti britanik Daily Mail, sipas mediave lokale.

Një nga dëshmitarët raportohej se tha: “Ata i rrahën njerëzit pa mëshirë. Godisnin në kokë me shkopa gome, dikush u plagos në sy”.

Furgonë policie u sollën për të ndaluar të arrestuarit ndërsa në disa momente protestuesit dukej se kishin rrethuar forcat e sigurisë, duke i kërcënuar të mos plagosnin protestuesit.

Një hoxhë raportohet se u soll nga autoritetet për të qetësuar banorët e rajonit me shumicë muslimane.

Protesta nisi pas arrestimit të aktivistit të njohur anti-luftë Fail Alsyonov, 37 vjeç, i cili u dënua me katër vjet burgim për nxitje urrejtjeje.

Mediat vendase thonë se Alsynov ishte gjobitur vitin e kaluar për kritikat ndaj rekrutimeve të detyruara për konfliktin në Ukrainë, duke e quajtur fushatën ‘genocid’ të popullit të Bashkir.

Alsyonov gjithashtu ka kritikuar ashpër projektet e minierave në rajon që po shkatërrojnë ekosistemet vendore, në një kohë kur Moska kërkon flori për financimin e luftës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tetova News (@tetovanews)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tetova News (@tetovanews)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tetova News (@tetovanews)

@tn.lajmelokale
@tetovanews