Ballina Bota Zjarr gjatë gjithë natës, shkrumbohet spitali special në Zlatibor të Serbisë, evakuohen...

Zjarr gjatë gjithë natës, shkrumbohet spitali special në Zlatibor të Serbisë, evakuohen 114 pacientë, mes të cilëve tridhjetë fëmijë! (VIDEO+FOTO)

Zjarri që shpërtheu në Spitalin e Specializuar për Sëmundje Tiroide dhe Sëmundje Metabolike “Çigota Zlatibor” gjatë natës është lokalizuar vetëm sot në mëngjes dhe ka detyruar ekipet e shpëtimit të evakuojnë rreth 114 pacientë, mes të cilëve tridhjetë fëmijë.
Zjarri, shkaku i të cilit ende nuk dihet, ka përfshirë çatinë dhe katin e fundit të spitalit në qendrën turistike dimërore në malin Zlatibor dhe janë evakuuar gjithsej 114 pacientë, raporton RTS.
Drejtori i Spitalit Special, Aleksandar Simiq, tha se të gjithë pacientët e palëvizshëm dhe të tjerë janë evakuuar dhe janë vendosur në hotelet e afërta.

Në shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë rreth 50 zjarrfikës.

@tn.lajmelokale
@tetovanews