Ballina Bota Ukrainë: Po përparojmë me prodhimin e mijëra dronëve me rreze të gjatë,...

Ukrainë: Po përparojmë me prodhimin e mijëra dronëve me rreze të gjatë, do shkatërrojmë Moskën

Ukraina do të prodhojë mijëra mjete ajrore pa pilot me rreze të gjatë (dronë) që mund të kryejnë sulme të rënda në Rusi. Ukraina njoftoi se janë të paktën 10 kompani që prodhojnë drone që mund të godasin Moskën dhe Shën Petersburgin.

Ministri ukrainas, Mykhailo Fedorov foli për industrinë e dronëve të kohës së luftës në një intervistë në Kiev, në të cilën ai zbuloi detaje të reja rreth sektorit, pas një valë sulmesh me dron në objektet e naftës ruse në javët e fundit.

“Kategoria e dronëve kamikaze me rreze të gjatë po bëhet më e madhe, me rreze 300, 500, 700 dhe 1000 kilometra. Dy vjet më parë, kjo kategori nuk ekzistonte fare”, tha ai për Reuters.

Fedorov, 33 vjeç, është në qendër të përpjekjeve të Ukrainës për të zhvilluar startup-e private ushtarake për të inovuar dhe rritur industrinë e dronëve, ndërsa lufta po hyn në vitin e tretë dhe Ukraina kërkon mënyra të reja për t’iu përgjigjur forcave ruse.

Rreth 2.5 milionë dollarë në grante janë vënë në dispozicion për startup-et ushtarake përmes iniciativës BRAVE1 që qeveria krijoi vitin e kaluar, një shumë që pritet të rritet rreth dhjetëfish deri në vitin 2024, tha ai./vizionplus.tv/

@tn.lajmelokale
@tetovanews