Manchester United ka arritur të marrë tre pikë ndaj Wolves, në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të xhiros së 22-të në Premier League.
United triumfoi në fund barazoi me rezultat 3:4, duke shënuar gol në minutat e fundit të ndeshjes.
Rashford shënoi golin e parë pas pesë minutave lojë, falë asistimit të Hojlund, ndërsa më vonë danezi shënoi vetë. Hojlund dyfishoi epërsinë në minutën e 22-të.
United shkoi në pushim mes pjesë me epërsi të dyfishuar, por gjërat nuk ishin shumë të lehta në pjesën e dytë për “Djajt e kuq”.
Në minutën e 71-të, Pablo Sarabia shënoi për 2:1, por gëzimi i vendasve nuk zgjati shumë.
McTominay realizoi për 3:1, pak sekonda pasi u fut në lojë në minutën e 75-të.
Kliman relaizoi për Wolves në minutën e 85-të, ndërkaq 23-vjeçari Neto shënoi në minutat e fundit të shtesës.
Kundërpërgjigja e United ishte shumë e shpejtë me talentin Mainoo që shënoi krejt në fund të takimit.
Pas kësaj fitoreje, United renditet në pozitën e shtatë me 35 pikë, ndërkaq Wolves mban vendin e 11-të me 29 pikë.