Ballina Bota Zjarret në Kili, rëndohet bilanci i viktimave

Zjarret në Kili, rëndohet bilanci i viktimave

TOPSHOT - Aerial view of the forest fire that affects the hills of the city of Viña del Mar in the Las Pataguas sector, Chile, taken on February 3, 2024. The region of Valparaoso and Viña del Mar, in central Chile, woke up on Saturday with a partial curfew to allow the movement of evacuees and the transfer of emergency equipment in the midst of a series of unprecedented fires, authorities reported. (Photo by Javier TORRES / AFP)

Zjarret që kanë përfshirë pyjet në Kilin Qendror kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 112 personave. Sipas presidentit Gabriel Boriç, numri i të vdekurve do të vazhdojë të rritet.

Flakët janë përhapur në Valparaiso të në Kilit Qendror, zonë ku banojnë afro një milion vetë. Zjarrfikësit po përdorin helikopterë dhe kamionë për të shuar zjarret. Zonat përreth qytetit turistik bregdetar Vina del Mar kanë qenë disa nga më të goditurat dhe ekipet e shpëtimit po përpiqen të arrijnë në të gjitha zonat e prekura.

Gjendja është kritike edhe në Valparaiso dhe se vendi po përballet me fatkeqësinë e tij më të keqe që nga një tërmet i vitit 2010 që vrau rreth 500 njerëz. Në qytetet Estrella dhe Navidad, në jugperëndim të kryeqytetit, zjarret kanë djegur rreth 30 shtëpi dhe kanë detyruar evakuime.

Sipas autoriteteve në të gjithë vendin, janë 92 zjarre aktive, ndërsa rruga e cila lidh Valparaison me kryeqytetin, Santiago, u mbyll pasi një re e madhe tymi reduktoi dukshmërinë.

Presidenti i Kilit, Gabriel Boric ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa zjarret e fuqishme kanë shkatërruar mijëra hektarë pyje që nga e premtja në qytetet bregdetare duke i detyruar njerëzit të largohen nga shtëpitë e tyre në rajonet qendrore.

Autoritetet kanë bërë të ditur se shqetësimi më i madh është se disa nga zjarret aktive po përhapen më shumë pranë zonave urbane me një potencial shumë të lartë për të prekur njerëzit, shtëpitë si dhe objekte të tjera.

Zjarret po nxitet nga një valë e nxehtë dhe thatësirë që ka prekur pjesën jugore të Amerikës si pasojë e fenomenit El Nino.

@tn.lajmelokale
@tetovanews