Autobusi i punonjësve të Akkuyu u përmbys: 23 persona u plagosën
Autobusi që transportonte punëtorët në termocentralin bërthamor Akkuyu, i cili është në ndërtim e sipër në Mersin, u përmbys. Në aksident kanë mbetur të plagosur shumë persona.
Në Silifke të Mersinit, autobusi me targë 33 AHG 159, i drejtuar nga Ü.G dhe me 35 punëtorë, është përplasur në pjesën e mesme në autostradën Akdere Mahallesi D-400.
Drejtuesi i autobusit dhe 22 punëtorët në autmjetin e përmbysur kanë mbetur të plagosur.
Me njoftimin e personave përreth, në vendngjarje janë nisur urgjenca e Shëndetësisë 112, policia, xhandarmëria dhe zjarrfikësja.
Pas dhënies së ndihmës së parë, të plagosurit janë dërguar në spitalet e rrethit nga ekipet mjekësore.
Mësohet se punëtorët punonin në termocentralin bërthamor Akkuyu, i cili është në ndërtim e sipër në rrethin Gülnar./TetovaNewss