Ballina Sport Bie “fortesa” e “Legjionarëve”, Shqipëria humb ndaj Gjeorgjisë në “Air Albania”

Bie “fortesa” e “Legjionarëve”, Shqipëria humb ndaj Gjeorgjisë në “Air Albania”

Ishim padyshim të pafat.

Shqipëria është mundur për herë të parë nën drejtimin e teknikut Sylvinho, në “fortesën” e “Air Albania”, me “Legjionarët” që janë mundur minimalisht nga Gjeorgjia, në sfidën e dytë, të këtij edicioni të Nations League.

Goli i vetëm i sfidës erdhi në minutën e 71’-të, nga Giorgi Kochorashvili, i cili lëshon një predhë nga distanca, që fillimisht përplaset në traversë e më pas përfundon pas shpatullave, të Thomas Strakoshës.

Përpjekjet e “Legjionarëve” ishin të shumta, mirëpo në fund nuk arritën të ndryshonin rezultatin, duke regjistruar humbjen e parë në këtë kompeticion këtë sezon. /i.m /abcnews.al