Ballina Top Lajm “Shpërthimi në Ibër Lepenc mund të ndalë TCB-në dhe Termokosin”

“Shpërthimi në Ibër Lepenc mund të ndalë TCB-në dhe Termokosin”

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mbrëmjen e sotme në fshatin Varagë të Zubin Potokut, me ç’rast është dëmtuar kanali i ujit të Ibër-Lepencit. Por, kjo mund të këtë edhe pasoja më të rënda.

Lorik Haxhiu, ekspert i energjisë, tha se dëme mund të ketë edhe kompania e ngrohjes qendrore “Termokosi”.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se ndërprerje të furnizimit me ujë do të kenë Mitrovica, Vushtrria dhe disa pjesë të Prishtinës.

“Mobilizim urgjent i krejt strukturave! Nëse nuk sanohet gjendja shpejt, në skenarin më të keq ka me u ndalë TCB (Termocentrali Kosova B, shën.red)), si pasojë vjen ndërprerja e furnizimit nga ‘Termokosi’, dhe furnizimi me ujë në Mitrovicë, Vushtrri dhe për pjesë të Prishtinës”.

“Gjithashtu, mobilizim urgjent për monitorim të gjitha pikave të rrjetit të transmisionit”, ka thënë Haxhiu.