Ballina Bota Gjenerali i Putin i dërgon grave video i zhveshur teksa djemtë e...

Gjenerali i Putin i dërgon grave video i zhveshur teksa djemtë e Rusisë vdesin në frontin brutal të luftës

Një video skandaloze është publikuar në mediat ruse ku një gjeneral i ushtrisë shihet i zhveshur teksa i dërgon femrave femrave imazhet e padenja, në një kohë që ushtarët e tij copëtohen nga predhat e artilerisë në frontin e luftës në Ukrainë.Gjenerali 59 vjecar Alexander Matovnikov, komandant i forcave tokësore ruse duket se bënë këtë për herë të dytë teksa fajësohet për dështimet e trupave të tij në frontin e betejës në Kursk, shkruan rrjeti britanik The Sun.

Por teksa ushtarët e tij copëtohen në fushëbetejë, ai mendon për t’i treguar pjesët private një gruaje të paemëruar në internet.

Alexander shihet që hap peshqirin për t’u ekspozuar ndaj kameras, duke bërë gjeste prej nje të sëmuri mendor, dhe jo të një njeriu që duhet të japë shembull e të udhëheqë betejën.

Më pas në video, ai i premton gruas në anën tjetër të kameras: “Po deshe vijmë këtu javës tjetër, bëjmë një banjo avulli”.

“Vetëm se duhet të kesh këpucë pasi dyshemeja është gjithë vrima”, shton ai, sipas The Sun.

Mes të tjera vulgaritetesh, gjenerali i thotë gruas se “e do shumë” dhe pret të takohen së shpejti.

Kjo nuk është hera e parë që Alexander, është gjetur në një pozitë të tillë, teksa një skandal i ngjashëm u publikua në shkurt të vitit të shkuar, por shefi tij Putin nuk duket se ka marrë asnjë veprim disiplinor megjithë publicitetin negativ.

Mediat e Ukrainës thonin për incindetin e vjetshëm se kishin regjistruar videon me dron spiunazhi.

Rrejti ‘Union’ shkruante: “Ky striptisti në video është zv. komandanti i forcave tokësore ruse, ish-i dërguari presidencial Alexander Matovnikov.”

“Siç e shihni përfaqësuesit më të mirë të Rusisë dërgohen për të mbështetur Alexander [Lukashenko].”

“Nuk duhet të habitemi me atë që ndodhi në fushën ajrore Machulischi në Bjellorusi.”

Matovnikov ka një seri medaljesh dhe është fotografuar pranë Putin.

Kanali VChK-OGPU në rrjetin Telegram thotë se dështimet e gjeneralit në fushëbetejë vijnë ngaqë ishte “i zënë duke bërë sauna e duke dërguar video vulgare.”

Gjenerali “lakuriq” është martuar dy herë dhe ka tre fëmijë, shkruan rrjeti britanik The Sun.