Ballina Aktualitet Lajme SHKUP, VETËM MBRËMË JANË NDALUAR 252 SHOFERË NËN NDIKIM TË ALKOOLIT

SHKUP, VETËM MBRËMË JANË NDALUAR 252 SHOFERË NËN NDIKIM TË ALKOOLIT

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se mbrëmë prej orës 23:00 deri 05:00 të mëngjesit kanë realizuar kontrolle në komunikacion, gjegjësisht në rajonin e SPB-së në Shkup, me qëllim që të zbulojë dhe sanksionojë shoferët të cilët kanë drejtuar makinat nën ndikim të alkoolit.

“Gjithsej janë kontrolluar 1234 shoferë. 726 shoferë janë testuar për alkoolin, ndërsa prej tyre 248 kanë rezultuar pozitiv në test, gjegjësisht kanë pasur prani të tepruar të alkoolit në gjak. Gjithashtu janë konstatuar edhe 252 shkelje tjera”, thonë nga MPB.

Ndërsa gjithashtu nga MPB-ja thonë se do të vazhdojnë me kontrollet dhe aksione të tilla në periudhën e ardhshme, sidomos në territorin e kryeqytetit, ku edhe apelojnë tek qytetarët që të respektojnë rregullat në komunikacion, me qëllim që të rritet siguria nëpër rrugë./tv21/