Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, George Robertson ka folur për mundësinë e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO. Robertson ka thënë se parimi në të cilin mbështetet NATO është se asnjë vendim nuk do të merret pa konsensus.
“NATO dëshiron një Ballkan Perëndimor të qëndrueshëm. Kjo është në interes të vendeve anëtare të NATO-s, por edhe të gjithë Evropës. Ne e dimë se çfarë ndodhi kur Ballkani u destabilizua në të kaluarën, të gjithë kanë interes për stabilitet më të madh. Maqedonia ka institucione euroatlantike, të cilat mund të kontribuojnë në stabilitetin për të cilit ne përpiqemi”, ka deklaruar Robertson, në një intervistë për MIA.
Ai ka thënë se rezultati i negociatave ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë varet nga të dy palët.