Berlin – Shefi i spiunazhit britanik MI5 akuzoi Rusinë të hënën për përpkjet për të shkatërruar demokracitë perëndimore duke mbjellë dhe përhapur gënjeshtra.
Në fjalimin e parë publik jashtë Britanisë nga një drejtues i MI5, Andrew Parker tha se Britania nuk dëshironte të përshkallëzonte tensionet me Moskën por se një seri veprimet agresive dhe të dëmshme të drejtuara nga Kremlini ishin të papranueshme.
“Në vend që të bëhen një komb i madh dhe i respektuar, rrezikojnë të bëhen paria më e izoluar,” i tha Parker, një audience në Berlin. “Doktrina e mirëzbatuar nga shteti rus me një përzierje të manipulimit të medias, me shtrëmbërimet dhe dezinformimet në rrjetet sociale, me format e vjetra dhe të reja të spiunazhit dhe nivelin e lartë të sulmeve kompjuterike, krimin dhe forcën ushtarake, është ajo që nënkuptohet këto kohë nën termin kërcënime hibride.
Parket tha se bashkëpunimi me partnerët europianë ishte esencial për t’u mbrojtur nga kërcënimet e militantëve islamikë dhe Rusisë.
“Ne nuk duhet të rrezikojmë humbjen e aftësive apo dobësimin e përpkjeve të përbashkëta në të gjithë Evropën,” tha Parker. “Ne ia kemi borxh këtë të gjithë qytetarëve tanë nëpër Evropë.”/SYRI.NET