Ballina Aktualitet Lajme MERKEL TELEFONON KRYEMINISTRAT ZAEV E CIPRAS

MERKEL TELEFONON KRYEMINISTRAT ZAEV E CIPRAS

Kancelajra gjermane Angela Merkel dje ka komunikuar nëpërmjet linjës telefonike me Kryeministrat Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, raporton DW.

Nga Berlini konfirmojnë se kancelarja ka telefonuar të dy kryeministrat, duke mos dhënë detaje plotësuese se çfarë është biseduar.

Ndërsa bisedimet ndërmjet kancelares Merkel me të dy kryeministrat janë realizuar dy ditë pasi kryeministri Zaev publikoi propozimin për emrin, “Republika Ilinditase e Maqedonisë”.