Presidenti i Francës, Emmanuel Macron pas takimit me kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahu në Paris, tha se zhvendosja e Ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Kuds shkaktoi dhunë dhe se nuk i ka ndihmuar procesit të paqes, raporton Anadolu Agency (AA).
“Nëse diçka e tillë çon në vdekjen e njerëzve, kjo për mua nuk është lajm i mirë”, tha Macron në një konferencë për media, duke shtuar se Parisi do të ndihmojë në zgjidhen e krizës humanitare në Gaza.
Ai theksoi se kryeministrit izraelit i ka thënë se Franca vazhdon të mbështesë marrëveshjen ekzistuese bërthamore me Iranin.
“Siç thonë edhe aleatët tanë evropianë, ne duhet të jemi të përkushtuar për marrëveshjen bërthamore me Iranin për të kontrolluar programin e raketave balistike”, tha Macron.
Megjithatë, ai shtoi se marrëveshja me Iranin nuk është e përkryer dhe se pas vitit 2025 do të jetë e nevojshme “të shqyrtohet më tej”.
Ai poashtu potencoi se Kudsi është kryeqyteti i dy shteteve, duke shtuar se është shumë e rëndësishme që kjo çështje të jetë pjesë integrale e negociatave mes dy palëve.
“Në mënyrë të veçantë dënoj çdo formë të dhunës që kryhet ndaj civilëve në Gaza gjatë javëve të fundit”, tha Macron
Ai theksoi se do të vazhdojë bashkëpunimi i tanishëm mes Francës dhe Izraelit.
Netanyahu tha se “besimtarët radikalë” paraqesin problemin më të madh për demokracinë, duke shtuar se në këtë drejtim nevojitet të vendosen sanksione të rrepta ndaj Iranit.
“Nga presidenti Macron kërkova që të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore me Iranin”, tha Netanyahu, duke shtuar se ai beson se marrëveshja me Teheranin përfundimisht të anulohet.
Presidenti francez potencoi se për Izraelin është shumë e rëndësishme që Irani të mos ketë armë bërthamore.
Netanyahu të martën dënoi planin e Iranit për të rritur kapacitetin e pasurimit të uraniumit, duke vënë në dukje se Teherani dëshiron të zhvillojë armë bërthamore për të shkatërruar Izraelin.
“Ayatollah Khamenei, lideri suprem i Iranit, njoftoi dy ditë më parë qëllimin për të shkatërruar Izraelin. Ai shpjegoi të hënën se ka në plan për ta bërë këtë, pasurimi i uraniumit pa kufizime për të zhvilluar armë bërthamore”, tha Netanyahu në një mesazh me video të postuar në rrjetet sociale.
Ayatollah Khamenei shkroi në Twitter të dielën se Izraeli është një “tumor malinj” i Lindjes së Mesme dhe duhet “të çrrënjoset”.
Irani njoftoi të martën se do të informojë Agjencinë e Kombeve të Bashkuara (OKB) në Vjenë për fillimin e një procesi për të rritur kapacitetet e saj për pasurimin e uraniumit.