Që nga mëngjesi i së hënës kur u shfaq vatra e parë, zjarri ka djegur pemë dhe shtëpi, teksa banorët po përpiqen të shpëtojnë pronën e tyre me çdo mjet.
Zjarri u përhap me shpejtësi shpejt në pjesën veriore të Kinetës, veçanërisht në zonat e Maroula, Galini, Panorama.
Puna e zjarrfikësve pengohet nga erërat e forta që fryjnë në zonë.
25 deri në 30 shtëpi u bënë hi nga flakët, ndërsa autoritetet thonë se është tepër herët për të pasur një përllogaritje të dëmeve nga fatkeqësia natyrore. Banorët e zonës janë angazhuar me mjete primitive në ndihmë të punonjësve të zjarrfikësve, për të kontribuar sadopak në vënien në kontroll të zjarrit.
Këto foto dëshmojnë më së miri dëmet kolosale nga zjarri në Kineta të Greqisë, një lokalitet turistik mjaft i preferuar.