Mediat ndërkombëtare njoftojnë për një shpërthim që ka ndodhur jashtë ambasadës amerikane në Pekin, Kinë.
Burra me uniformë janë duke qëndruar rrotull një kordoni policor, siç dhe shihet ën disa video të publikuar në rrjetet sociale.Ambasada amerikane është e vendosur në distruktin Chaoyang të Pekinit. Ambasadat e Izraelit dhe Koresë së Jugut ndodhen gjithashtu afër saj.
Sipas BBC, videot dhe imazhet e publikuara në mediat sociale nga dëshmitarë okularë tregojnë një tym që ngrihet afër vendit ku ndodhet ambasada amerikane në zemër të kryeqytetit kinez, ndërkohë që turma njerëzish janë grumbulluar përreth.
Qeveria kineze ende nuk e ka konfirmuar inciddentin dhe për asnjë viktimë nuk është njoftuar deri tani. Shkaku i saktë i shpërthimit nuk dihet ende./SYRI.NET/