Ballina Aktualitet Kosovë Vuçiç do të vizitojë Kosovën më 9 shtator

Vuçiç do të vizitojë Kosovën më 9 shtator

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se qëllimet themelore të Serbisë janë ruajtja e paqes dhe stabilitetit në Kosovë, mbrojtja e interesave shtetërore dhe ruajtja e të drejtave, e sigurisë së serbëve në Kosovë.

“Nëse do të ketë marrëveshje, do të kemi më shumë se sot”, tha presidenti serb dhe njoftoi se më 9 shtator, nëse gjithçka do të jetë në rregull, do të jetë me serbët në Kosovë, transmeton Klan Kosova.