Ballina Aktualitet Rajoni Turqia: Marrëdhëniet tona po cenohen nga prania e FETO-s në Shqipëri. Vëllezërit...

Turqia: Marrëdhëniet tona po cenohen nga prania e FETO-s në Shqipëri. Vëllezërit tanë shqiptarë duhet të kenë kujdes

Ambasadori turk në Tiranë, Murat Ahmet Yoruk thotë se marrëdhëniet tona po cenohen nga prania e FETO-s në Shqipëri.

Në një intervistë për Frekuenca.com, Murat Ahmet Yörük bën thirrje që shqiptarët të bëjnë kujdes me përzgjedhjen e arsimimit të fëmijëve të tyre pasi nuk pranohet asnjë diplomë e shkollave të drejtuara nga terroristët.

Turqia ka bërë shumë gjëra për Shqipërinë dhe do të vazhdojë të bëjë. Mirëpo si është situata mes dy shteteve? A është efektive Organizata Terroriste FETO në prishjen e marrëdhënieve dypalëshe?

Marrëdhëniet tona me Shqipërinë përparojnë në një nivel mjaft të mirë si në nivelin politik, ashtu edhe ekonomik por edhe tregtar. Gjithsesi si tregues i kësaj siç e dini para dy javësh Ministri i Jashtëm realizoi një vizitë zyrtare dy ditore në Shqipëri. Nisur nga kjo falënderojmë qeverinë shqiptare për shkak të mikpritjes që treguan ndaj Ministrit tonë dhe delegacionit që erdhi bashkë me të. Dhe ministri ynë realizoi mjaft takime të rëndësishme këtu. Pati takime me homologun, Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, më pas me Kryetarin e Parlamentit Gramoz Ruçi, më pas u pranua nga Presidenti Ilir Meta, më pas u takua me Liderin e Opozitës Lulzim Basha dhe takimin e fundit e realizoi me Kryeministrin Edi Rama.

Të gjithë këta takime ishin më se produktive dhe ishin të fokusuara kryesisht mbi zgjerimin dhe thellimin në fusha të ndryshme të marrëdhënieve mes dy shteteve. Dhe ashtu siç e theksuat edhe ju në fakt rezultati më i rëndësishëm i kësaj vizitë ishte deklarata e përbashkët politike që parashikonte themelimin e Këshillit të Bashkëpunimit në nivel të lartë dhe përgatitja e deklaratës dhe dokumentit të përbashkët.

Ky dokument u iniciua nga Ministrat e Jashtëm të të dy vendeve me rastin e kësaj vizite, në prani të shtypit. Çfarë do të thotë, ky dokument është një këshill i bashkëpunimit të nivelit të lartë. Kjo do të thotë se në kuadër të këshillit të bashkëpunimit të nivelit të lartë, të dy vendet do të mbajnë takime të përbashkëta ministrore. Krerët e të dy vendeve, pra udhëheqësit e ekzekutivit. Çfarë është kjo. Në anën tonë ju e dini se tani ekziston një sistem qeverisje presidenciale. Ne kemi presidentin,dhe në krye të qeverisë këtu është z.Rama. Kabinetet  e ministrave të të dy vendeve do të takohen nën udhëheqjen e tyre.

Ajo do të jetë e favorshme për diskutimin e plotë të marrëdhënieve të këtyre dy vendeve dhe në këtë mënyrë të marrë nivelin më të lartë të vendimeve në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe dhe zbatimin e tyre të shpejtë.

Nga ana tjetër, nën kryesimin e ministrave të jashtëm të të dy vendeve do të vazhdojnë të zbatojnë vendimet e marra nga një komision që do të themelohet mes ministrave të jashtëm të dy vendeve për të monitoruar dhe zbatuar vendimet e marra si rezultat i këtyre takimeve ndërqeveritare.

Natyrisht, ky dokument do të nënshkruhet. Siç e thatë dhe ju, në rast të një vizite në Shqipëri të presidentit tonë, ose në rast të ndonjë vizite zyrtare të Z.Rama në Turqi.

Si rezultat, ky dokument do të firmoset dhe do të hyjë në fuqi në rast të një vizite zyrtare të presidentit tonë këtu në Shqipëri ose gjatë një vizite zyrtare të Z.Rama në Turqi.

Natyrisht, ky dokument në të njëjtën kohë edhe kur Qeveria e Shqipërisë erdhi në pushtet në vitin 2013, e shpalli Turqinë si një nga partnerët strategjikë. Ishte një shpallje e njëanshme. Sigurisht ne e mirëpritëm këtë gjë.

Tani ky dokument është një dokument ligjor, politik që do t’u mundësojë të dy vendeve të deklarojnë një partneritet strategjik. Kështu që në momentin e nënshkrimit të këtij dokumenti dhe në momentin që ky dokument të hyjë në fuqi, Turqia do të jetë një partner strategjik i Shqipërisë dhe Shqipëria do të ngrihet në stadin e partnerit strategjik të Turqisë.

Ju thatë 15 korriku. Po, më 15 korrik, një nga qeveritë që dënoi 15 korrikun, tentativën tinzare për grusht shteti në Turqi dhe se në asnjë mënyrë nuk e miratoi këtë tentativë, ishte qeveria shqiptare. Në të njëjtën kohë dhe opozita në Shqipëri e dënoi me zë të lartë tentativën për grusht shteti në Turqi.

Por ne gjithashtu e dimë shumë mirë se natën e 15 korrikut, kur ishim duke dhënë dëshmorë, kur bashkëqytetarët tanë plagoseshin dhe sakatoheshin nga skllevërit e sharlatanit të quajtur Fetullah Gulen, shumica e Shqipërisë dhe vëllezërve shqiptarë nuk fjetën atë natë. Gjithë natën deri në mëngjes ndoqën nga afër përmes televizorit zhvillimet në Turqi. Kjo ishte në fakt një tregues tjetër konkret i lidhjes njerëzore dhe shpirtërore midis nesh.

Gjithashtu e dimë shumë mirë se ata u shqetësuan për momentet e këqija që po kalonte Turqia dhe për të ardhmen e saj. Dhe ne e ndjemë këtë. Mesazhet që na erdhën në ambasadë, telefonatat e bëra, ne e përjetuam e jetuam këtu, e dimë shumë mirë, i kemi të dhënat.

Prandaj, në atë aspekt jemi gjithashtu mirënjohës vëllezërve shqiptarë, popullit shqiptar për mbështetjen dhe afrimitetin që treguan për atë natë dhe ato kohë të vështira që kaluam.

A dëmtoi FETO marrëdhëniet midis dy vendeve dhe a vazhdon ta bëjë këtë?

Më lejoni ta shpjegoj kështu këtë. Tani kjo organizatë e quajtur FETÖ është një organizatë terroriste. Kush është në krye të saj, është Fetullah Gulen. Kush është ky person? Fetullah Gulen është një sharlatan i cili jeton me haluçinacione dhe ka një strukturë shumë të sëmurë shpirtërore. Nën maskën e fesë, duke u përpjekur të lartësojë veten dhe ky është një person i cili duke u përpjekur të shpëlajë trurin e njerëzve, duke i robotizuar ata, përpiqet të vendosë veten në një mënyrë mesianike. Por kjo duhet të mbahet mend gjithmonë nga vëllezërit tanë shqiptarë. FETO, organizata terroriste Fetullah, është gjithmonë një organizatë që gjithmonë vepron në dy parime kryesore, takiye dhe konfidencialitet.

Në cilat degë?

Këto janë kryesisht arsim, shëndetësi, sektorin privat dhe media. Ata janë aktivë në këto fusha. Nuk kemi dyshime, ne i njohim ata. Por, ju e dini, ata këtu kanë shkolla të një niveli të lartë në Shqipëri, të cilat janë shumë të rëndësishme këtu. Tani vëllezërit shqiptarë të më dëgjojnë me vëmendje. Asnjë nga këto shkolla nuk janë shkolla turke, asnjë nga këto shkolla nuk kanë lidhje me Turqinë. Sot, në asnjë nga këto shkolla nuk ka një flamur turk në derë. Në asnjë nga ambientet e këtyre shkollave nuk ka ndonjë emblemë, flamur, simbol që t’i lidhë me Turqinë.

Por, për fat të keq ata, për të treguar veten se janë të lidhur me Turqinë, akoma janë duke përdorur emrat e dy personaliteteve historike dhe shpirtërore të cilët vlerësohen nga Shqipëria dhe Turqia.

Qëllimi për të cilin ata veprojnë kështu është. Marrëdhëniet e vëllezërve dhe familjeve shqiptare i përdorin për qëllimet e tyre tregtare, për interesat e tyre meskine. Ata ende e përdorin këtë metodë dhe ne nuk e miratojmë këtë në asnjë mënyrë. Dhe unë e them dhe këtë.

Sistemi arsimor në Shqipëri nuk duhet të jetë skllavi i tyre. Nuk duhet të jetë skllavi i FETO dhe që kur kam filluar të punoj këtu, ka një gjë që kam thënë, ju lutem të jeni të duruar, ne nëpërmjet fondacionit tonë të arsimit do t’ju sjellim arsim bashkëkohor pa interesa fitimi.

A nuk e premtova dhe falë Zotit, ne e mbajtëm premtimin tonë tani. Sot Fondacioni ynë Maarif ka marrë në administrim një zinxhir ndër më kryesorët të shkollave.

Ata kanë filluar aktivitetet e tyre tani, shumë mirë. Kjo është këshilla ime. Ju lutem prindërve shqiptarë, dërgoni fëmijët tuaj në shkollat e Fondacionit Maarif të cilat janë bashkëkohore dhe jofitimprurëse. Ju lutem prindërve shqiptarë të shkojnë dhe të krijojnë kontakt me zyrën e fondacionit tonë Maarif.

Fondacioni Maarif ka dhe një faqe interneti dhe vitin që vjen këshilloj që fëmijët tuaj të ndjekin këto shkolla. Ju lutem provoni të njihni shkollat e Fondacionit Maarif që janë efektive dhe në këtë fazë janë cilësi jashtëzakonisht të lartë, shumë bashkëkohore dhe shumë të integruara me botën.

Nëse dikush përfundon arsimin në një nga shkollat e FETO-s a i merret në konsideratë diploma?

Për këtë çështje kemi një politikë shumë të qartë. Ne ndjekim politikën e tolerancës zero. Kjo do të thotë kështu, kjo nuk vlen vetëm për Shqipërinë. FETO për fat të keq ka një rrjet të shkollave në të gjithë botën.

Asnjë diplomë e këtyre nxënësve, qoftë fillore, qoftë gjimnaz, qoftë universitet nuk njihet, nuk ka ekuivalencë në Turqi.

Dhe kur ai person, ai student paraqitet me atë diplomë për t’u regjistruar në ndonjë gjimnaz apo universitet në Turqi, ne supozojmë se këto fëmijë kanë marrë këtë arsim.

Është kaq e thjeshtë. A ka ndonjë nevojë për ta shpjeguar ndryshe. Pse? Për shkak se kjo është një shumicë e madhe e administratorëve të shkollave të cilët sot janë në mesin e atyre të cilët janë të kërkuar për kryerjen e krimeve terroriste në Turqi. Askush nuk duhet të presë që ne të pranojmë të diplomuarit e shkollave të drejtuara nga terroristët.