Ballina Shëndeti Koronavirusi Shefja e Infektivit tregon 4 stadet e Covid-19 dhe simptomat e tyre

Shefja e Infektivit tregon 4 stadet e Covid-19 dhe simptomat e tyre

Shefja e infektivit, Najada Çomo ka shpjeguar në emisionin “Opinion” se cilat janë katër stadet Covid.

Duke sqaruar protokollin e Ministrisë së Shëndetësisë drejtuar mjekëve të familjes, Çomo tha se në katër fazaa e sëmundjes, pacientët që kakojnë fazën e parë ose të dytë kanë nevojë vetëm për trajtim në banesë, ndërkohë që ata që arrijnë në fazën e tretë ose të katërt kërkojnë trajtim spitalor.

Bazuar në protokollin e Ministrisë së Shëndetësisë, 4 fazat e Covid kanë këto forma:

Forma e lehte (Stadi I)

Karakterizohet nga shenja të lehta si lodhje,temperaturë jo e lartë ( deri 38 grade C ),kollë të thatë. Disa herë mund të kemi dhe dhimbje fyti,bllokim të hundëve,rinorre,artromialgji.

Pa shenja të pneumonisë.

Forma e mesme (Stadi II)

Shenjat e përgjitheshme si këputja,temperatura ( që zgjat mbi 5 ditë),kolla,mialgjia dhe shenjat respiratore janë më të theksuara se në formën e lehtë.

Dallimin nga forma e mësiperme e ben prania, në imazherinë pulmonare, të pneumonisë ( në fazen fillestare të sëmundjes vërehet imazh nodular dhe /ose intersticial,sidomos në periferi të parenkimës. Më pas, shihen alteracione bilaterale me pamjen e “ground -glass” dhe infiltrime inflamatore. Tek të sëmurët rënde shihen edhe shenja konsolidimi; ndërsa versamenti pleural është i rrallë).

Forma e rëndë (Stadi III)

Kriteret,që përcaktojnë këtë formë janë:

– takipnea: frekuenca respiratore 30 ose mbi 30/minutë,

– sat O2: 93 % ose ne 93 % ( në ajrin e mjedisit),

– grafia/CT pulmonare: progredim i lezioneve pulmonare të pneumonisë mbi 50%

brenda 24-48 orëve.

Forma shumë e rëndë (Stadi IV)

Karakterizohet nga prania e njërës prej shenjave vijuese:

– shfaqja e insuficiencës respiratore,që kushtëzon aplikimin e ventilimit mekanik.

– shfaqja e shokut,

– shfaqja e insuficiencës së organeve të tjera, të cilat detyrojnë kalimin e të sëmurit në njësinë e terapisë intensive.

Është e rëndësishme të njihen shenjat e alarmit,treguese, që i sëmuri po shkon drejt formës së rëndë apo shumë të rëndë. Në to përfshihen:

– linfocitopenia progresive,

– shtimi progresiv i citokinave inflamatore sikundër IL-6 dhe proteinës C reactive,

– progresioni i shpejtë i alteracioneve pulmonare në radiografinë/C T e pulmonit.