Drejtori i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu ka humbur jetën pasi ishte prekur nga Covid-19.
Hysenlliu ishte i shtruar prej 10 ditësh në Spitalin Infektiv në Tiranë, ku fatkeqësisht nuk mundi ta fitojë betejën me sëmundjen.
Për ndarjen e Hysenlliut nga jeta ka reaguar kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili përmes një postimi në Facebook,ka shprehur ngushëllimet për familjarët.
Ai shkruan se Hysenlliu nuk u kursye asnjë ditë duke ndihmuar këdo që humbi shtëpinë në tërmetin e 26 nëntorit.
“Agron Hysenlliu ishte një profesionist i shkëlqyer, që nuk u kursye asnjë ditë duke ndihmuar këdo që humbi shtëpinë në tërmetin e 26 nëntorit.
Sot ai u nda nga jeta, duke lënë pas trishtimin e ikjes së një njeriu të rrallë e inxhinieri unik. Tirana e re që po ndërtohet rrënojash, do mbajë përjetë emrin e tij.
Ngushëllime familjes e gjithë kolegëve që i deshi aq shumë” – shkruan Veliaj.