Trajneri i Kukësit Skënder Gega, që prej ditësh është i infektuar me Covid-19 është nisur më urgjencë drejt Turqisë për një kurim më të specializuar.
Gjëndja e trajnerit të njohur u rëndua ditët e fundit dhe për një trajtim më të specializuar për mushkëritë, ka udhëtuar drejt Stambollit.
“Futboll Klub Kukësi njofton se trajneri Skënder Gega ka udhëtuar mëngjesin e sotëm drejt Turqisë.
Gjendja shëndetësore e trajnerit u rëndua ditët e fundit dhe për një trajtim më të specializuar për mushkëritë, ka udhëtuar drejt Stambollit.
Klubi i uron trajnerit shërim të shpejtë dhe rikthim sa më të shpejtë në krye të skuadrës”, thuhet në komunikatën e klubit të Kukësit. (TemA)