Trajneri i Fiorentinës, Cesare Prandelli, është i infektuari më i fundit me Covid-19 në Serie A. Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi violë përmes një deklarate zyrtare në faqen e saj.
“ACF Fiorentina konfirmon se trajneri Cesare Prandelli ka rezultuar pozitiv me Covid-19 në testin e kryer sipas protokollit. Tekniku tashmë është në izolim të plotë. I gjithë ekipi i Fiorentinës tashmë do të futet në karantinë dhe do të ndjekë të gjithë procedurën e protokolleve mjekësorë”, shkruhet në faqen e Fiorentinës.
STATEMENT | 📄
PRANDELLI TESTS POSITIVE TO COVID-19
Details: https://t.co/hQniRLuusG#Fiorentina pic.twitter.com/FR0lx3zayP— ACF Fiorentina English (@ACFFiorentinaEN) December 2, 2020
Kujtojmë që italiani ka vetëm pak ditë që ka marë drejtimin e klubit italian dhe e ka drejtuar atë në vetëm tre ndeshje. Prandelli me shumë mundësi do të humbasë ndeshjen kundër Genoas, e cila është programuar të luhet ditën e hënë. /abcnews.al