Singapore Airlines është bërë kompania e parë ajrore në botë që prezanton të ashtuquajturën ‘pasaportë COVID-19’.
Certifikata do të ruhet në një aplikacion dhe do të përdoret për të verifikuar rezultatet e testit COVID dhe statusin e vaksinimit të një pasagjeri.
Kompania beson se kjo praktikë së shpejti do të bëhet ‘një pjesë integrale’ e gjithë industrisë së udhëtimeve ajrore.
ID-ja e re dixhitale e shëndetit është aktualisht në fazën e provës.
Tani për tani, aplikacioni, i njohur si Travel Pass, po përdoret në fluturimet e Singapore Airlines nga Xhakarta ose Kuala Lumpur për në Singapor.
Kompania tha se mund të shtrijë programin në qytete të tjera nëse testet rezultojnë të suksesshme.
Ajo gjithashtu planifikon ta integrojë certifikatën në aplikacionin e saj celular, SingaporeAir, në muajt e ardhshëm.