Ballina Bota Një në 1,000 amerikanë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit

Një në 1,000 amerikanë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit

Të paktën 339,921 amerikanë e kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19, deri në orën 14.00 të së dielës. Popullsia amerikane aktualisht është 330,753,142, sipas Census.gov.

Qendra e Universitetit Johns Hopkins regjistroi v d e k j en e parë nga Covid-19 më 29 shkurt në shtetin e Uashingtonit. Dy raste të mëparshme në Kaliforni u konfirmuan pas v d e k j e s se ishin me koronavirus, më vonë gjatë pranverës.

Më poshtë, një ndarje se si ka përparuar numri i të v d e k u r v e që nga ajo kohë:

SHBA raportoi 1.000 v d e k j e totale në 24 mars
SHBA raportoi 10,000 v d e k j e totale më 4 prill

Më vonë atë muaj, SHBA raportoi 50,000 v d e k j e totale më 23 prill

84 ditë pas v d e k j e s së parë, SHBA tejkaloi 100,000 v d e k j e në 23 maj

121 ditë më vonë, SHBA tejkaloi 200,000 v d e k j e në 21 shtator

84 ditë më vonë, SHBA tejkaloi 300,000 v d e k j e në 14 dhjetor

11 ditë më vonë, SHBA tejkaloi 330,747 v d e k j e totale në 26 dhjetor – Një në 1,000 amerikanë humb jetën nga Covid-19.

Ndërkohë, gjithsej 9,547,925 doza vaksinash janë shpërndarë dhe 1,944,585 doza të para janë administruar, sipas faqes së internetit të Qendrave të SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Infektive.