Papa Françesku u bëri thirrje amerikanëve të tregonin “ndjenjën e tyre të përgjegjësisë” dhe mbështetjen për vlerat demokratike, ndërsa shprehu pikëllim për s u l m e t e dh u n sh m e ndaj Kongresit që ndodhën të mërkurën.
Në mesin e pesë viktimave nga trazirat, ishte edhe një oficer i policisë së Kongresit të SHBA-së, i cili v d i q nga p l a g ë t e marra gjatë p ë r l e sh j e v e me një turmë të mbështetësve të presidentit, Donald Trump, të cilët hyn brenda ndërtesës, derisa po mbahej seanca e certifikimit të fitores së presidentit të zgjedhur, Joe Biden.
“Unë i nxis autoritetet shtetërore dhe të gjithë popullsinë të tregojnë një ndjenjë të lartë përgjegjësie në mënyrë që të qetësojnë zemërimin, të promovojnë pajtimin kombëtar dhe të mbrojnë vlerat demokratike të rrënjosura në shoqërinë amerikane”, tha Papa, gjatë lutjeve të së dielës të transmetuar nga Vatikani.
Papa, i tronditur nga s u l m i i fundit ndaj Kongresit” dhe tha se po lutej në kujtim të pesë viktimave në ato momente dramatike”.
“E ritheksoj që dhuna është gjithmonë vetë-shkatërruese – asgjë nuk fitohet nga dhuna dhe nga ajo, humbet aq shumë”, përfundoi Papa.
Papa Françesku i bëri komentet e tij, derisa presidenti aktual amerikan, Donald Trump është duke u përballur me një përpjekje të mundshme të procesit të shkarkimit, derisa ai hyn në ditët e fundit të presidencës së tij, pasi humbi zgjedhjet presidenciale të nëntorit nga demokrati, Joe Biden./abcnews.al