Ballina Bota Rusia ka ushtrinë në kufi, Presidenti ukrainas: Moska po përgatit një grusht...

Rusia ka ushtrinë në kufi, Presidenti ukrainas: Moska po përgatit një grusht shteti nga brenda

Presidenti ukrainas Zelensky deklaroi në një konferencë për shtyp se Rusia po përgatit një grusht shteti kundër tij. Zelensky mendon që pjesë e komplotit do jenë ukrainas dhe rusë. Kremlini zyrtar i ka mohuar këto akuza.

Presidenti deklaroi se qeverinë e tij e pret përpara një sfidë e madhe, për shkak se shërbimet inteligjente të huaja e kanë informuar që do organizohet një komplot kundër tyre.

Zelensky mendon që komploti do realizohet në ditët e para të muajit dhjetor. Korespondenti i “CNN” Matthew Chance tha se SHBA dhe Ukraina ka qenë të shqetësuara për rrezikun rusë. Rusia ka afruar forca të shumta ushtarake në kufirin me Ukrainën.

Presidenti ka nisur një fushatë për të ulur fuqinë politike dhe ekonomike të oligarkëve ukrainas. Ai mendon se disa biznesmenë kanë lidhje me komplotin.

Disa kritikë të qeverisë mendojnë që kjo fushatë është ndërmarrë për të ulur zërat kritikë kundër qeverisë së tij. / abcnews.al