Pas urdhrit të presidentit rus Vladimir Putin për trupat ruse në dy rajone separatiste pro-Moskë në Ukrainën lindore dhe pas shpalljes së sanksioneve amerikane kundër Moskës, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky deklaroi se ka thërritur rezervistët ushtarakë për një periudhë të veçantë, duke përjashtuar mobilizimin e përgjithshëm.
Ai u shpreh se është duke ndjekur ende rrugë diplomatike për të dalë nga kriza, por theksoi se Ukraina nuk do t’i dorëzojë asnjë territor Rusisë.
Prioriteti i tij, thotë ai, është ruajtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.
Zelensky përshëndeti sanksionet që po vendosen nga vendet perëndimore kundër Rusisë./abcnews.al/